Kryegjyshata Bektashiane organizon ceremoninë e Ditës së Ashures

Kryegjyshata Bektashiane organizon ceremoninë e Ditës së Ashures

11:19, 26/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka njoftuar organizimin e ceremonisë me rastin e Ditës së Ashures, e cila do të mbahet ditën e premte, më 26 qershor 2026.

Në kuadër të kësaj dite të rëndësishme fetare, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, ka ftuar besimtarët dhe të pranishmit në ceremoninë që do të zhvillohet në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, në ambientet e jashtme të godinës multifunksionale “Odeoni”.

Dita e Ashures përbën një nga ditët me rëndësi të veçantë shpirtërore për komunitetin bektashi, e lidhur me vlerat e sakrificës, durimit dhe qëndresës përballë vështirësive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco