Bypass-i i Shkodrës po përballet me dëmtime të vazhdueshme infrastrukturore, ku barrierat mbrojtëse të shkatërruara dhe mungesa e ndriçimit po rrisin rrezikun për qytetarët. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse, ndërsa ky aks rrugor vijon të degradohet.
Bypass-i i Shkodrës vijon të përballet me dëmtime të shumta dhe të vazhdueshme infrastrukturore, të cilat po kthehen në një rrezik serioz për qytetarët. Shqetësim mbetet shkatërrimi i barrierave mbrojtëse, pasi kangjellat dhe parmakët anësorë në disa segmente të bypass-it janë dëmtuar, duke krijuar pasiguri për banorët që kalojnë çdo ditë në këtë aks rrugor. Një tjetër problem është mungesa e ndriçimit, ndaj qytetarët shkodranë kërkojnë ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse.
Bypass-i i Shkodrës, një vepër e nisur gjatë qeverisjes së demokratëve në vitin 2009, duket se është lënë në harresë dhe po dëmtohet dita-ditës.
© SYRI.net