Spitali i Lezhës me mungesë parkimi / Pacientët 'bllokohen' për orë të tëra: Njeriu mund të vdesë duke pritur

11:52, 25/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edhe pse spitali është një nga institucionet kryesore ku qytetarët drejtohen për të marrë shërbime shëndetësore dhe kujdes mjekësor, mungesa e vendeve të parkimit vijon të mbetet një problem i madh për pacientët dhe familjarët e tyre.

Qytetarët shprehen të revoltuar, duke theksuar se shpesh detyrohen të presin me orë të tëra derisa të lirohet një vend parkimi. Sipas tyre, kjo situatë ka vështirësuar ndjeshëm qarkullimin dhe aksesin drejt spitalit.

“Për të parkuar makinën duhet të presim me orë. Në këto temperatura të larta, detyrohemi të mbajmë edhe fëmijët në makinë, gjë që është shumë e vështirë dhe e papranueshme”, shprehet një qytetar.

Qytetarët ngrejnë shqetësimin se mungesa e parkimit mund të sjellë pasoja serioze edhe në raste emergjente.

“Po të ketë ndonjë emergjencë, njeriu mund të vdesë rrugës duke kërkuar vend për të parkuar”, thotë një tjetër qytetar.

Banorët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të marrin masa urgjente për zgjidhjen e problemit, duke shtuar kapacitetet e parkimit dhe duke lehtësuar aksesin në një nga shërbimet më të rëndësishme shëndetësore për komunitetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco