Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Zverneci 2.0, Rama i përgjigjet protestës me dhunë

SYRI TV/ Bashkia Lezhë aksion mes sezonit turistik, reagime të ashpra nga bizneset dhe pushuesit

16:40, 30/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në mes të sezonit turistik dhe përpara syve të pushuesve, vendas e të huaj, Bashkia Lezhë ka ndërmarrë një aksion, që siç pretendohet, ka për qëllim lirimin e hapësirave publike. Por ky aksion ka ngjallur reagime të ashpra si nga pushuesit, po ashtu edhe nga vet bizneset, të cilat pretendojnë se janë dëmtuar pavarësisht se disponojnë lejet dhe kanë shlyer të gjitha detyrimet.

Nga SYRI TV

Teksa jemi në mes të sezonit turistik bizneset në Lezhë po humbasin tursitë. Akuza e tyre është në drejtim të bashkisë se Lezhës e cila ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave duke sekuestruar dhjetëra shezlongë dhe çadra të vendosura në bregdet.

Një prej biznesmenëve  cilësoi ndërhyrjen të pajustifikuar, duke deklaruar se aksioni u zhvillua pa asnjë njoftim paraprak, në një kohë kur në plazh ndodheshin turistë të huaj të sjellë nga agjenci turistike, mes tyre edhe nga Polonia. Madje ai thotë se ka shlyer të gjithë detyrimet ndaj bashkisë

Nga ana tjetër, Bashkia Lezhë sqaroi se kontrollet nisën pas përfundimit të afateve për pajisjen me kontrata dhe lejet përkatëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco