Sot rreth 26 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen provimit të dytë të Maturës Shtetërore, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.
Provimi do të zhvillohet në ambientet e shkollave të mesme që plotësojnë kushtet e përcaktuara në Rregulloren e Maturës Shtetërore.
Nxënësit paraqiten në orën 08:30, ndërsa provimi nis në orën 10:00 dhe përfundon në 12:30.
Ministria e Arsimit ka përcaktuar një sërë rregullash për zhvillimin e provimit. Të gjithë maturantët duhet të kenë me vete mjet identifikimi dhe të jenë të veshur në mënyrë të rregullt, preferohet me uniformën e shkollës.
Gjatë provimit ndalohet përdorimi i telefonave celularë, orëve inteligjente dhe çdo pajisjeje tjetër teknologjike. Testi duhet plotësuar me stilolaps me një ngjyrë të vetme dhe maturantët janë të detyruar të firmosin në momentin e marrjes dhe dorëzimit të testit.
© SYRI.net