Banorët e lagjes “Mbrostar Ferko” në Fier, ankohen për amortizimin e infrastrukturës rrugore. Rrugët janë të paasfaltuara, ndërsa mungojnë trotuaret dhe ndriçimi. Edhe pse sipas banorëve, ankesat ndaj bashkisë kanë qenë të vazhdueshme, deri më sot nuk është investuar për rehabilitimin e infrastrukturës.
SYRI TV
Sipas banorëve, rrugët e lagjes janë në gjendje problematike, të paasfaltuara dhe të mbushura me gropa. Gjatë stinës së reshjeve, rrugët mbushen me ujë dhe bëhen pothuajse të pakalueshme për këmbësorët dhe automjetet. Ndërsa në verë, pluhuri bëhet shqetësim i madh, duke hyrë edhe në banesat e tyre.
Banorët shprehen se kanë bërë vazhdimisht ankesa pranë institucioneve vendore, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete për rehabilitimin e rrugëve dhe përmirësimin e infrastrukturës në këtë zonë.
Një tjetër problem mbetet edhe mungesa e koshave për mbeturinat. Sipas tyre, mbetjet urbane nuk grumbullohen në mënyrë sistematike, duke krijuar ndotje dhe shqetësim për komunitetin.
© SYRI.net