Bonusi i qeverisë, i cili u miratua një ditë më parë dhe nisi të shpërndahej menjëherë për pensionistët në Shkodër, është një mashtrim, pasi 5 mijë lekët nuk u dalin për të blerë pothuajse asgjë. Ata kërkojnë rritje të pensioneve dhe një vëmendje të veçantë për moshën e tretë, pasi me paratë që marrin nuk u dalin as për të blerë ilaçet.
Pensionistët e quajnë një mashtrim bonusin e fundit të qeverisë prej 5 mijë lekësh të rinj. Vendimi, i cili u mor në mbledhjen e qeverisë dhe shpërndarja e të cilit nisi menjëherë një ditë më parë për moshën e tretë, konsiderohet i pamjaftueshëm. Pensionistët në Shkodër shprehen se ky bonus nuk u del për asgjë, ndërsa kërkojnë rritje të pensioneve, pasi ato që marrin aktualisht nuk u dalin as për ilaçe, e jo më për ushqimet bazë të shportës.
Pensionistët kërkojnë më shumë vëmendje nga qeveria, e cila kujtohet për ta vetëm në raste festash ose kur gjendet në situata të vështira.
© SYRI.net