Institutiti i Gjeoshkencave paralajmëron sot se shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rrëshqitje të dherave dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës.
Pra nëse kanalizimet nuk janë të pastruara do të ketë përmbytje.
"Sot pasdite (e shtunë, dt. 16) priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Në të gjitha qarqet priten shtrëngata. Nesër (e diel, dt. 17) priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Sot shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rrëshqitje të dherave dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës"

© SYRI.net