Kjo është gjendja e pallatit numër 16 në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës.
Objekti dykatësh është degraduar plotësisht dhe që prej vitit 2008 është shpallur i pabanueshëm, megjithatë në të vazhdojnë të jetojnë 3 familje, duke rrezikuar çdo ditë jetën e tyre.
Banorët shprehen se godina ka nevojë urgjente për rikonstruksion ose shembje, pasi është kthyer në një shqetësim serioz për sigurinë e tyre.
Ata akuzojnë Bashkinë Lezhë për mosveprim dhe për lënien në harresë të këtij objekti problematik prej vitesh.
Ndërkohë, për pjesën më të madhe të familjeve që banojnë në këtë pallat, bashkia vijon të paguajë bonusin e qirasë deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes.
© SYRI.net