Transporti në Elbasan në prag falimenti për shkak të naftës së shtrenjtë

12:01, 09/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rritja e çmimit të naftës në vend ka ndikuar drejtpërdrejt në sistemin e transportit ndërqytetas në Elbasan. Shoferët e autobuseve shprehen se deri më tani janë detyruar të mbajnë çmimin e biletave të njëjtë, pasi pasagjerët nuk mund ta përballojnë një rritje të mëtejshme.

Shoferët tregojnë se aktualisht janë në prag të mbijetesës dhe falimentimit, dhe shpesh dalin me humbje, pa mundësinë për të siguruar paratë e nevojshme për furnizim me naftë.

Kjo situatë i ka detyruar të punojnë me një numër të reduktuar automjetesh të flotës.

Problemi kryesor mbetet mungesa e pasagjerëve për shkak të emigracionit dhe moshës së tretë në vend, duke bërë që çdo ditë të dalin me humbje.

Nga ana tjetër, vetë pasagjerët shprehen se një rritje e çmimit të biletave do të ishte e pa përballueshme për xhepat e tyre, por halli i detyron të përdorin sërish transportin ndërqytetas.

Shoferët thonë se me këtë çmim të naftës do të jenë të detyruar të mbajnë çmimet e biletave në këtë nivel për dy javët e ardhshme, ndërsa më tej do të duhet t’i rrisin, pasi në këto kushte nuk është e mundur të operojnë normalisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco