Reshje të dendura bore në aksin Bogë-Theth, trashësia arrin mbi 40 cm

09:53, 27/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjatë gjithë natës, akset Dedaj-Boge, Dedaj-Razëm dhe Boge-Theth janë përfshirë nga reshje bore me intensitet të lartë.

Në Qafë Thore, shtresa e borës ka kaluar 40 centimetra, duke vështirësuar lëvizjen e mjeteve.

Autoritetet kanë punuar pa ndërprerje për të siguruar qarkullim të vazhdueshëm dhe deri në këto momente nuk raportohet për ndonjë bllokim apo incident serioz.

Drejtuesve të mjeteve u bëhet apel të tregojnë kujdes dhe të adaptojnë shpejtësinë në kushte dimri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco