Renia e temperaturave gjatë natës ka bërë që reshjet e shiut të transformohen në reshje të dendura debore në Malësinë e Krujës.
Në disa zona, niveli i borës ka kaluar 20 centimetra, duke mbuluar të gjithë Malësinë e Krujës dhe Mali i Krujës me petkun e bardhë.
Aktualisht, të gjitha rrugët janë të kalueshme me kujdes nga automjetet, dhe nuk raportohet për ndërprerje të energjisë apo problematika të tjera.
Reshjet kanë pushuar, por temperaturat mbeten të ulëta.
FOTO GALERI:
© SYRI.net