Në Korçë, festimet për Dita e Verës shoqërohen me shumë gëzim dhe tradita të trashëguara ndër breza.
Një nga zakonet më të veçanta është ndezja e zjarreve në mbrëmje. Banorët mblidhen rreth flakëve dhe i kapërcejnë ato, duke besuar se ky ritual simbolizon largimin e dimrit dhe ardhjen e pranverës, si edhe sjell fat dhe energji të re për vitin që vjen.
Përveç kësaj tradite, zonjat korçare përgatisin edhe kulaç dhe ngjyrosin vezë, të cilat i shpërndajnë mes miqve dhe të afërmve. Këto zakone e bëjnë festën edhe më të ngrohtë dhe bashkojnë familjet dhe komunitetin në një atmosferë gëzimi, mikpritjeje dhe festimi.
© SYRI.net