Lajmi i fundit

Tragjedi në Gjirokastër/ U fut për t'u larë, 15-vjeçari humb jetën në pishinë

Gjuetia me dinamit dëmton bregdetin e Vlorës, specialistët: Shpërthimi shkatërron habitatin

15:58, 11/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjuetia e paligjshme me dinamit përgjatë vijës bregdetare të Vlorës, përfshirë zonën e Karaburunit madje dhe ishullin e Sazanit, vijon të mbetet një shqetësim serioz.

Specialisti i zonave te mbrojtura Nexhip Hysolakoj  thote shpërthimet shkatërrojnë habitatet detare, dëmtojnë rëndë faunën dhe largojnë peshkun nga zona, duke sjellë pasoja të rënda për ekosistemin dhe për aktivitetin e qëndrueshëm të peshkimit.

Peshkatari me përvojë Sherif Dyrmishi thekso se gjuetia me dinamit demton shumimin e peshqve.

Dy ditë më parë një fokë e ngordhur është gjetur bregdetin e Orikumit. Kanë qenë peshkatarët e zonës që e panë gjitarin të shtrirë në vijën bregdetare dhe njoftuan për rastin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco