Segmenti rrugor që lidh autostradën Thumanë–Kashar me segmentin e vjetër Mamurras–Fushë Krujë është lënë në gjendje të degraduar, teksa për herë të katërt banorët janë ngritur në protestë.
Pamjet nga rruga nuk kanë nevojë për koment, pasi ndonëse është pjesë e një segmenti që ka kushtuar miliona euro, është lënë qëllimisht në gjendje të degraduar për të detyruar drejtuesit e mjeteve të kalojnë në rrugën e re me pagesë.
Për rreth një orë banorët qëndruan në rrugë, duke bllokuar qarkullimin, ndërsa apeluan institucioneve për investime në rrugët e dëmtuara të Krujës, një ndër zonat me më pak investime dhe e lënë jashtë vëmendjes së qeverisë.
Banorët janë shprehur se do t’i përshkallëzojnë protestat e tyre.
© SYRI.net