Në mes të faljes, ‘Namazgjasë’ i fiken dritat/ Reagon ashpër imami Kalaja: Turp, viti 2026 në mes të Tiranës në Ramazan!

Në mes të faljes, ‘Namazgjasë’ i fiken dritat/ Reagon ashpër imami Kalaja: Turp, viti 2026 në mes të Tiranës në Ramazan!

22:14, 04/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Imami i xhamisë ‘Dine Hoxha’ në Tiranë, Ahmed Kalaja ka reaguar ashpër pas ndërprerjes së energjisë elektrike në Xhaminë e Namazgjasë, teksa besimtarët faleshin në namazin e teravive.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, imami Kalaja e konsideron të papranueshme ndërprerjen e energjisë elektrike, teksa besimtarët ishin mbledhur te ‘Namazgjaja’, ndërsa ndodhen në mesin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

‘Turp viti 2026 në mes të Tiranës në Ramazan mbi njëmijë besimtarëve t’iu heqësh dritat!’, shkruan imami Kalaja, teksa shihen besimtarët në errësirë që falen në namaz nën dritat e celularëve.

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, është një nga muajt më të rëndësishëm në Kalendarin Islam, ku gjatë 30 ditëve agjërim shtohen lutjet, falja e namazit të teravive me shpresën se agjërimi dhe lutjet do të jenë të pranuar te Zoti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco