Një murale në hyrje të Lezhës i kushtohet Besëlidhjes së vitit 1444 duke sjellë në vëmendje frymën e bashkimit kombëtar përmes artit të piktorit Bledar Çakalli. Autori e sheh këtë vepër si një mesazh aktual për nevojën e një besëlidhjeje të dytë, një detyrim për të kujtuar historinë dhe për të përcjellë një mesazh bashkimi.
Syri TV
Në hyrje të Lezhës, qytetit që simbolizon bashkimin kombëtar, një murale e re i është shtuar hapësirës urbane në përkujtim të 2 Marsit 1444. Vepra mban firmën e piktorit Bledar Çakalli dhe rikthen në vëmendje një nga momentet më domethënëse të historisë shqiptare.
Muraleja i kushtohet Besëlidhjes së Lezhës, duke sjellë përmes artit figurat dhe çastet që shënuan bashkimin e shqiptarëve nën një ideal të përbashkët. Për autorin, vepra është një përgjegjësi për të përcjellë një mesazh që mbetet aktual edhe sot. Kjo murale sipas tij është një detyrim për të kujtuar historinë dhe për të përcjellë një mesazh bashkimi.
Kjo murale është pjesë e krijimtarisë së tij më të gjerë, ku spikasin edhe realizime të tjera monumentale veçanërisht në Mirditë, me figura të rëndësishme të historisë dhe kulturës shqiptare.
© SYRI.net