Kisha e Shën Nikollit në Krutje, monument kulture i kategorisë së parë, po shkon drejt shkatërrimit, ndërsa frekuentohet nga besimtarët dhe banorët e zonës. Restaurimi i fundit i saj ka qenë para 1 shekulli, ndërsa Ministria e Kulturës nuk ka marrë asnjë masë për restaurimin e saj. Prifti At Ilia thotë se janë bërë kërkesa të shumta institucioneve përkatëse për të ruajtur vlerat unike të saj, por nuk janë marrë parasysh.
Kisha e Shën Nikollit në Krutje, në zonën e Myzeqesë, monument kulture i kategorisë së parë, po shkon drejt rrënimit total. Naosi, afresket, çatia dhe kolonat mbajtëse janë dëmtuar rëndë.
Pavarësisht kërkesave të besimtarëve dhe Mitropolisë së Beratit, ende nuk ka një projekt restaurimi për të ruajtur vlerat e saj unike. Prifti At Ilia thotë se janë ankuar në institucionet përkatëse për degradimin e kishës, por deri tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje.
Restaurimi i fundit i saj daton më shumë se një shekull më parë, në vitin 1922. Kisha është shpallur monument kulture prej 60 vitesh, ndërsa institucionet dhe Ministria e Kulturës e kanë braktisur.
© SYRI.net