Vijon të qëndrojë i mbyllur qarkullimi në aksin nacional Librazhd -Prrenjas pas rrëshqitjes masive të dheut e nisjes së shembjes që prej të premtes së javës së shkuar.
Kjo ka shkaktuar shqetësim e problem të theksuar në jetën e të gjithë banorëve të fshatrave të bashkisë Librazhd dhe bashkisë Prrenjas, të cilët do të duhet të ecin rreth 3 kilometra në këmbë për shkak të perimetrit të sigurisë ku nuk lejohet teë futet asnjë automjet.
Ata thonë se kjo situatë është e turpshme dhe se askush nuk mban asnjë përgjegjësi për situateën e vështirësitë që u krijohen.
Në anën tjetër njeë prej banorëve të zonës thotë se veç të tjerash mungojnë dhe sinjalistikat drejtuese për shoferët të cilët jo neë pak raste ngatërrojnë drejtimin, duke u futur ne pyll.
Në një deklaratë për mediat drejtori i ARRSH, Ami Kozeli shprehet se punimet për devijimin e rrjedhës se lumit Shkumbin kanë përfunduar e pritet që të hënën të dilet në një konkluzion për afatin e hapjes se rrugës provizore.
Në anën tjetër administratori i Hekurudhave shprehet se i gjithë rrjeti hekurudhor do të ketë një rehabilitim total për korridorin e tetë si të segmenteve të prishura po ashtu dhe të pjesëve të tjera.
Shërbimi gjeologjik vijon punimet e studimet për terrenin ndërkohë, që ata që e vuajnë më tepër këtë situatë janë qytetarët e banorët e zonës që këtë kohë nuk rëndohen veteëm psikologjikisht por dhe financiarisht.
© SYRI.net