Juglindja gati një javë në izolim, aksi i ri Librazhd - Qafë Thanë ende pa afat hapjeje

Juglindja gati një javë në izolim, aksi i ri Librazhd - Qafë Thanë ende pa afat hapjeje

10:54, 26/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Teksa po bëhet gati një javë nga izolimi i juglindjes, edhe sot pas 6 ditësh Autoriteti Rrugor Shqiptar, ende nuk ka një afat se kur do të hapet aksi i ri Librazhd-Qafë Thanë, i cili është mbyllur për shkak të shembjes së rrugës në zonën e quajtur ‘Arrat e Gurrës’.

Autoriteti Rrugor Shqiptar është në pritje të ndërtimit të aksit të ri, ndërsa ky i fundit është në ‘dorën’ e raportit që do të dalë nga studimi gjeologjik i tokës, aks i cili është pjesë e Korridorit të VIII.

Deri në përfundimin e studimit gjeologjik, qytetarët e juglindjes nuk do të mund t’i aksesojnë qytetet e Prrenjasit, Pogradecit dhe Korçës, ndërsa rrugët alternative po rezultojnë me kosto të lartë për ta, së fundmi me rritjen e çmimit të biletës nga 7000 lekë në 1000 mijë lekë për transportin publik.

Një ditë më parë u demontua dhe ura në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës” për shkak të daljes jashtë funksioni. Ndërkohë shkak për shembjen e rrugës është bërë erozioni i vazhdueshëm në zonë, ndërsa shtohen dyshimet se kjo mund të jetë pasojë e gërryerjeve masive, që kompani private të pajisura me leje nga shteti kanë bërë në basenin e lumit të Shkumbinit për ndërtimin e segmentit të ri Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII.

ARRSH ka marrë si vendim ndërtimin e një rruge provizore rreth 1.3 kilometra buzë Shkumbinit me qëllim zgjidhjen provizore të qarkullimit, por nuk ka një afat se kur do të hapet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco