Shembet rruga në fshatin Picrragë të Krujës, Kalaja: Rrezikohen familje!

Shembet rruga në fshatin Picrragë të Krujës, Kalaja: Rrezikohen familje!

12:50, 25/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Teksa juglindja është izoluar si pasojë e shembjes së aksit nacional Librazhd-Pogradec, me sa duket shembjet e rrugëve nuk janë një rast i izoluar vetëm tek vendi i quajtur ‘Arrat e Gurrës’ në Librazhd – Prrenjas.

Edhe në disa fshatra po shemben rrugët, ku rasti më i fundit është ai i denoncuar nga aktivisti Aulon Kalaja në Picrragë të Krujës, një investim i tre viteve më parë.

Sipas Kalasë, shembja e një pjese të rrugës, e domosdoshme për të lidhur fshatin Picrragë me Krujën, por rrezikon familje që kanë ndërtuar banesat e tyre.

Kalaja u ka bërë thirrje autoriteteve të marrin masa për shembjen e rrugës, ndërsa rreziku vijon të jetë prezent.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco