Dimri i lagësht godet bletarinë në Fier. Muskaj: Humbje kolonish, por jo rënie të cilësisë së mjaltit

Dimri i lagësht godet bletarinë në Fier. Muskaj: Humbje kolonish, por jo rënie të cilësisë së mjaltit

11:34, 25/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Muajt e dimrit të shoqëruar me lagështirë të lartë kanë krijuar problematika për bletarët e Fierit, duke sjellë vështirësi në ruajtjen e kolonive të bletëve.

Sipas bletarit të njohur të zonës, Fedinan Muskaj, kushtet e motit kanë ndikuar në humbje të disa kolonive gjatë kësaj periudhe.

Ai shprehet se lagështira e tepërt ndikon në dobësimin e familjeve të bletëve, duke i bërë ato më të ndjeshme ndaj sëmundjeve.

Megjithatë, Muskaj thekson se një pjesë e rëndësishme e përgjegjësisë bie edhe mbi vetë bletarët. Sipas tij, duhet treguar kujdes i shtuar në përzgjedhjen dhe përdorimin e medikamenteve dhe pesticideve për trajtimin e sëmundjeve, pasi përdorimi i gabuar mund të përkeqësojë situatën në koshere.

Ai shton se, pavarësisht lagështirës së muajve të dimrit dhe humbjeve të raportuara, cilësia e prodhimit të mjaltit nuk ndikohet drejtpërdrejt nga këto kushte atmosferike. 

“Lagështira ndikon te kolonitë, por jo te cilësia e mjaltit,” – shprehet bletari fierak, duke apeluar për më shumë kujdes dhe menaxhim profesional të bletarive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco