Vlora mbetet sërish pa ujë, Ujësjellësi lajmëron punime në rrjet

Vlora mbetet sërish pa ujë, Ujësjellësi lajmëron punime në rrjet

20:11, 22/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qyteti bregdetar, Vlora, do të ketë sërish mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm, por këtë herë arsyeja janë punimet e planifikuara në rrjet nga Ujësjellësi.

Shërbimi i Ujësjellës Kanalizimeve në Vlorë ka njoftuar qytetarët se të martën (24 shkurt) do të ndërpritet furnizimi me ujë. Shkak janë punimet në lidhjet e rrjetit të ri me atë ekzistues. Ndërprerja do të prekë 5 zona: Ujë i Ftohtë, Lungomare, “10 Korrikut”, Kalaja dhe Jonufra, ndërsa pjesa tjetër e qytetit nuk do të ketë ujë përgjatë pasdites.

Mëngjesin e së mërkurës, furnizimi do të vijojë normalisht.

“Në kuadër të zbatimit të projektit të ri të ujësjellësit për qytetin e Vlorës, Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë njofton qytetarët dhe bizneset se ditën e martë, më 24 shkurt, do të ketë stakim të detyruar të stacionit kryesor për shkak të punimeve për lidhjen e nyjeve të rrjetit të ri të ujësjellësit me rrjetin ekzistues.

Si rrjedhojë e kësaj ndërhyrjeje do të ndërpritet furnizimi me ujë i zonës bregdetare: “Uji i Ftohtë”, “Lungomare”, “10 Korriku”, “Kalaja” dhe “Jonufra”.

Pjesa tjetër e qytetit nuk do të furnizohet me ujë vetëm në orarin e pasdites.

Gjatë mëngjesit shpërndarja do të vijojë normalisht”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco