SYRI TV
Kullat e ujit në disa fshatra të Fierit dhe Roskovecit janë amortizuar dhe po rrezikojnë jetën e banorëve. Copat e betonit që bien kërcënojnë shtëpitë dhe kalimtarët, ndërsa banorët u bëjnë thirrje institucioneve për marrjen e masave. Përveç riparimit ata kërkojnë edhe vënien e tyre ne funksion, duke theksuar se furnizimi me ujë ishte më i sigurt kur kullat ishin funksionale.
Shtatë kulla uji në fshatrat e Fierit dhe Roskovecit të ndërtuara ne vitet 80, janë degraduar totalisht, duke u kthyer në rrezik serioz për banorët. Dy prej tyre janë jashtë funksionit, me hekurat e ekspozuar dhe copa betoni që bien herë pas here.
Banorët kërkojnë riparimin e tyre pasi rënie e blloqeve të betonit mund të rrezikojë shtëpitë por edhe jetët e tyre.
Aktualisht furnizimi me ujë bëhet nga një rrjet tjetër, por banoret thone se me kete rrjet fshatrat shpesh mbeten pa ujë, ndërsa zgjidhja më e mire për ta do te ishte vënia në e funksion e këtyre kullave të ujit.
Inxhinierët hidroteknikë paralajmërojnë se nevojitet ndërhyrje urgjente, ndërsa kostoja e riparimit nuk konsiderohet e lartë.
© SYRI.net