SYRI TV/ Reforma e re territoriale, ekspertët flasin për Mirditën dhe Lezhën: Të ruhen kufijtë aktual

15:56, 22/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ekspertët e pushtetit lokal dhe të kulturës, kërkojnë që qarku i Lezhës të ruajë kufijtë aktual, ndërsa kërkojnë zgjerimin e bashkisë së Mirditës. Gjok Jaku dhe Gjergj Marku tregojnë për syri televizion arsyet historike, kulturore por dhe territoriale, pse Lezha dhe Mirdita duhet të ruajnë situatën aktuale madje duke pasur zgjerim të kufijve administrativ.

Syri TV

Teksa harta territoriale në Shqipëri pritet të ndryshojë dhe komisioni përkatës ka nisur punën prej disa muajsh, Qarku i Lezhës kërkon ruajtjen e kufijve aktualë dhe madje zgjerimin e Bashkisë së Mirditës, e cila është tkurrur nga popullsia gjatë viteve të fundit.

Eksperti i pushtetit vendor, Gjok Jaku, dhe kulturologu Gjergj Marku theksojnë se Bashkia e Mirditës duhet të ketë një territor më të gjerë, duke përfshirë Ulzën dhe një pjesë të zonës së Pukës, të cilat kanë qenë edhe më parë pjesë e kësaj treve.

I përfshirë si koordinator për zonën e veriut në reformën territoriale të vitit 2014, eksperti i pushtetit vendor Gjok Jaku shpreh shqetësimin se edhe në këtë ndarje të re territoriale mund të mbizotërojë vullneti politik i shumicës, pa u marrë në konsideratë mendimi i ekspertëve të fushës.

Me reformën territoriale të vitit 2014, Qarku i Lezhës u nda në tre bashki: Lezhë, Kurbin dhe Mirditë, të cilët konsiderohen se kanë pjesërisht efikase me disa problematika të vogla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco