SYRI TV/ Fermerët në Elbasan drejt falimentimit: Çmimi në treg nuk mbulon shpenzimin

14:55, 18/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mungesa e subvencioneve dhe çmimet e ulëta për të shitur produktet po çojnë drejt falimentit gjithnjë e më shumë fermerë. Pandeli Hysa I cili është fermer në Elbasan shprehet për SyriTV se të gjithë qytetarët duhet të ngrihen e të flasin për problemet konkrete dhe shteti të mbajë përgjegjësi për premtimet.

Syri tv

Prej me shume se 10 vitesh Pandeli Hysa nga fshati Bujqes i bashkisë së Elbasanit ka investuar në 19 dynym sera, por sërish sfidat me të cilat përballet një fermer dhe mungesa e ndihmës nga shteti ka bërë që vështirësitë të jenë të shumta. Ai shprehet për Syri Tv se prodhimi dhe tregu i lakrës këtë sezon ka qenë shumë i dobët ku çmimi i shitjes nuk i ka kaluar 20 lekë të reja çmim i cili nuk mbulon shpenzimet.

Nga ana e shtetit shprehet se veç mungesës së ndihmës këstet e subvencioneve janë vonuar por problematika më e madhe mbetet përgjysmimi i tyre në 200 mijë lekë për dynym. Vetëm për kultivimin e produktit të lakrës deri në fazën e shitjes tregon ai janë hedhur rreth 15 milionë lekë të cilat nuk arrihen dot të nxirren nga shitja e produktit për shkak të çmimit të dobët.

Shumë fermerë sipas tij janë drejt falimentit e kjo situatë aktuale ka bërë që të pendohet që ka investuar kaq shumë në këtë sektor. Ai u bën thirrje institucioneve që të kthejnë në vepra premtimet e tyre e se të gjithë duhet të ngrihen të flasin problemet konkrete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco