Në zonën e Maliq, fermerët po përballen me një situatë të vështirë ekonomike, duke u ndjerë të harruar dhe të pambështetur nga shteti.
Ata shprehen se prodhimi bujqësor i këtij viti po shitet me çmime shumë të ulëta, ndërkohë që kostot e mbjelljes, plehrave kimike, farërave dhe karburantit kanë qenë tepër të larta.
Situata është rënduar edhe më shumë nga përmbytjet që goditën këtë vit fushat e Maliqit e cila ka dëmtuar sipërfaqe të tëra të mbjella, duke shkaktuar humbje të mëdha.
Sipas tyre nëse shteti nuk merr masa me subvencione, kontroll te tregut do ketë shkatërrim të sektorit bujqësor ku vit pas viti tokat destinihen të mbeten dierrë dhe fermerët detyrohen të largohen nga Shqipëria.
© SYRI.net