KMSH dhe Qendra ‘Mbreti Selman’ çelin fushatën e bamirësisë në Tiranë, ndihmohen 6500 familje në nevojë

KMSH dhe Qendra ‘Mbreti Selman’ çelin fushatën e bamirësisë në Tiranë, ndihmohen 6500 familje në nevojë

17:13, 16/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

6500 familjeve në nevojë në të gjithë vendin do t’u ofrohet ndihmë, kjo falë bashkëpunimit mes Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Qendrës Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman”, në koordinim edhe me Ambasadën e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë.

Fushata e përvitshme u çel këtë të hënë në ambientet e Kolegjit Universitar “Bedër”, ku të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit ishin: Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, Ambasadori i Arabisë Saudite në Tiranë, Fajsal Gazi Hifdhi, Përfaqësuesi i Qendrës Humanitare “Mbreti Selman”, Sulejman el-Rebdi, nënkryetari i KMSH, Lauren Luli, Myftiu i Tiranës, Gazment Teqja, Drejtori i Marrëdhënieve me Besimtarët në KMSH, Shpëtim Seranaj, si dhe imamë e familjarë të ndryshëm.

Në fjalën e tij, kreu i KMSH, falënderoi përfaqësuesit e qendrës “Mbreti Selman” dhe Ambasadorin e Arabisë Saudite në Tiranë, të cilët, për të 10-in vit radhazi po bëjnë të mundur aplikimin e këtij projekti, me rëndësi jetike për familjet në nevojë përgjatë muajit të begatë të Ramazanit.

“Takimi ynë sot nuk është thjesht një aktivitet formal, por një mesazh human që shpreh thellësinë e lidhjeve vëllazërore ndërmjet popullit shqiptar dhe atij saudit, si dhe mishëron vlerat e larta islame të mëshirës, solidaritetit dhe përkujdesjes ndaj njëri-tjetrit, veçanërisht në këtë muaj të bekuar. Ky projekt pasqyron vlerat e mëshirës dhe bujarisë që na i mësoi Profeti ynë i dashur ﷺ dhe njëkohësisht shpreh përkushtimin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në mbështetjen e veprimtarive humanitare dhe iniciativave bamirëse në mbarë botën. ” – tha Spahiu gjatë fjalës së tij.

Ambasador i Mbretërisë së Arabisë Saudite në vendin tonë, e vuri theksin te marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe përforcimin e tyre të vazhdueshëm nëpërmjet nismave të tilla, të cilat e gjejnë burimin te udhëzimet e Mbretit të Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz dhe Princit të Kurorës, Muhamed bin Selman.

“Kjo iniciativë humanitare buron nga besimi i thellë i Mbretërisë së Arabisë Saudite në rëndësinë e solidaritetit human dhe përpjekjet e saj për të ndihmuar nevojtarët dhe të varfrit, si dhe në faktin që solidariteti dhe bashkëndihmesa janë rruga e duhur për të ngritur ura komunikimi ndërmjet vendeve” – tha Ambasadori në fjalën e tij.

Fushata, ashtu si çdo vit tjetër, konsiston në shpërndarjen e pakove me ndihma të ndryshme ushqimore. Fillimisht pakot me nga 45 kg ushqime secila, do t’ju dorëzohen përfaqësuesve të KMSH-së nëpër 36 myftinitë e vendit, më pas, këta të fundit do t’jua shpërndajnë familjeve në nevojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco