Rruga në Qafë Thore vijon të mbetet e bllokuar për qarkullimin e automjeteve, si pasojë e kushteve të vështira atmosferike dhe pranisë së ortekëve në disa segmente të saj.
Sipas burimeve në terren, po kryhen ndërhyrje paraprake për pastrimin e rrugës deri në zonën ku janë krijuar grumbullime dëbore dhe rrëshqitje masive.
Deri në një njoftim të dytë, drejtuesit e mjeteve këshillohen të shmangin këtë aks dhe të ndjekin alternativat e tjera rrugore. Nuk ka ende një afat zyrtar për rihapjen e plotë të qarkullimit.
© SYRI.net