Besimtarët myslimanë të Labinot Katund dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë

Besimtarët myslimanë të Labinot Katund dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë

11:56, 14/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në prag të nisjes së muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë të zonës së Labinot Katund kanë ndërmarrë nismën e dhurimit të gjakut në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, dega Elbasan.

Sipas besimtarëve, kjo nismë tregon se të shpëtosh një jetë është si të shpëtosh gjithë njerëzimin.

Agim Duka, Myftiu i Elbasanit, shpreh falënderimet për imamin e zonës dhe për të gjithë besimtarët, të cilët u bënë bashkë për këtë akt human, duke ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë për gjak, sidomos fëmijët talasemikë.

Nga ana tjetër, mjekja dhe sekretari i Kryqit të Kuq njoftojnë se së fundmi është shtuar numri i dhuruesve të gjakut.

Kjo nuk është hera e parë që besimtarët myslimanë në Elbasan bëhen bashkë për kauza të tilla. Veprat e tyre janë një simbol i humanizmit dhe solidaritetit, duke dhuruar gjak për fëmijët talasemikë. Ky akt dëshmon gatishmërinë për të ndihmuar pa kushte, duke ofruar shpresë, jetë dhe mbështetje për fëmijët dhe familjet e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco