Personat që  mbajnë ende shënime me dorë, kanë këto 11 tipare ndryshe

Personat që mbajnë ende shënime me dorë, kanë këto 11 tipare ndryshe

16:50, 11/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Le ta themi troç: pothuajse askush nuk shkruan më me dorë. Jo kur mund t'i bëjmë listat në Notes, e të ruajmë ide në draft-e. Teknologjia ka pushtuar gjithçka, nga romanca te puna, nga terapia tek organizimi i jetës.

Megjithatë, ekziston ende një kategori njerëzish që nxjerrin bllokun, stilolapsin dhe shkruajnë. Jo sepse “është më e lehtë”. Përkundrazi, është më e ngadaltë, më e lodhshme, më pak praktike. Dhe pikërisht për këtë arsye, ata zakonisht kanë disa tipare specifike.

1. I mbajnë mend gjërat realisht, jo thjesht i ruajnë

Ka diferencë mes “e kam screenshot” dhe “e mbaj mend”. Shkrimi me dorë aktivizon më shumë procese mendore dhe ndihmon në formimin e kujtesës afatgjatë. Ata jo thjesht regjistrojnë informacionin, por e përpunojnë atë.

2. Nuk reagojnë menjëherë, por reflektojnë

Shkrimi kërkon kohë. Dhe koha krijon distancë mes impulsit dhe veprimit. Shpesh këta njerëz mendohen mirë para se të flasin, analizojnë para se të vendosin.

3. Zgjedhin përqendrimin mbi shpejtësinë

Në një realitet me njoftime çdo 30 sekonda, të shkruash me dorë është pothuajse akt rebelimi. Është një mënyrë për të thënë: “Do fokusohem.” jo “do e bëj sa më shpejt”.

4. Janë reflektues (edhe kur nuk duan)

Shkrimi të detyron të përballesh me mendimet e tua. Prandaj ata që shkruajnë me dorë shpesh janë më të vetëdijshëm për veten.

5. I përpunojnë emocionet më shëndetshëm

Shkrimi në ditar dhe jo vetëm nuk është trend TikTok-u, është edhe një mekanizëm për menaxhimin e stresit dhe ankthit. Ata që shkruajnë kanë më shumë gjasa të mos i shtypin emocionet, por të ulen dhe t'i kuptojnë ato si fillim.

6. Kanë interval përqendrimi më të gjatë

Ndërsa shumica kalon nga një faqe virtuale në tjetrën, shkrimi me dorë kërkon prezencë të plotë. Çdo fjalë formohet me qëllim dhe nuk është copy-paste.

7. Janë të disiplinuar

Të shkruash me dorë kur tastiera është më e shpejtë është zgjedhje. Dhe zgjedhja e gjërave më të vështira zakonisht lidhet me disiplinën.

8. Kapin detaje që të tjerëve u shpëtojnë

Kur shkruan, përpunon informacionin në mënyrë më të thellë. Kjo i bën më të aftë këta njerëz të vërejnë nuanca, kontekste dhe “kuptimin mes rreshtave”.

9. Zgjidhin më mirë situata komplekse

Shkrimi ndihmon në organizimin e mendimeve. Kur një problem duket i ngatërruar, ata e ndajnë në pjesë. Në letër, çdo gjë bëhet më e qartë.

10. Preferojnë thellësinë, jo zhurmën

Nuk janë gjithmonë njerëzit më të zhurmshëm në dhomë. Por zakonisht janë ata që bëjnë pyetjen më të zgjuar. U intereson kuptimi, jo vetëm reagimi.

11. E shijojnë procesin e të mësuarit

Për ta, marrja e shënimeve nuk është thjesht detyrë. Është pjesë e procesit, i cili është po aq i vlefshëm sa rezultati përfundimtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco