SYRI TV/ Virozat - 100 persona në ditë për ndihmë në Belsh, mjeku: Piku në muajin shkurt

15:37, 09/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rreth 100 persona paraqiten në qendrën shëndetësore ne Belsh me virozin sezonale, duke shënuar në këtë kohe edhe pikun e pacientëve me grip. Sipas mjekut Agim Hasko, moshat me të prekura janë fëmijët si dhe personat mbi 50 vjeç.

Syri tv

Piku i virozës sezonale në Belesh është regjistruar në fund të muajit janar dhe fillim të muajit shkurt. Rreth 100 persona janë paraqitur çdo ditë në  Qendrën Shëndetësore, me simptoma të rënduara gripale dhe sipas mjekut Agim Hasko rastet me problematike janë të personat me sëmundje shoqëruese

Sipas mjekut Hasko moshat me te prekura janë ato mbi 50 vjec si dhe fëmijët

Mjekët epidemiologë bëjnë thirrje që qytetarët e prekur nga gripi i stinës të përdorin maska, të shmangin ambientet e mbyllura dhe, më kryesorja, të respektojnë higjienën vetjake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco