Lezhë/ Disa fshatra mbeten pa energji elektrike prej mbrëmjes së kaluar

Lezhë/ Disa fshatra mbeten pa energji elektrike prej mbrëmjes së kaluar

08:28, 08/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Disa fshatra në qarkun e Lezhës vijojnë të jenë pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, duke krijuar vështirësi për banorët e zonës.

Sipas informacioneve, pa furnizim me energji kanë mbetur zona si Balldreni, Torovica, Malecaj, si dhe disa fshatra të tjerë përreth.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar për shkakun e ndërprerjes apo për kohën e rikthimit të energjisë, ndërsa banorët kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë të situatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco