'Na arrestojnë sikur u kemi zënë tokën ne jo ata!' 20 banorë të BaksRrjollit në polici: Po na marrin pronat e stërgjyshërve

16:40, 07/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në ditën e gjashtë të protestës banorët e Baks Rrjollit janë tërhequr zvarrë duke u dhunuar nga Policia, pasi kundërshtojnë vijimin e punimeve të ndërtimit të një resorit në ato që i cilsojnë tokat e “grabitura” nga shteti dhe Bashkim Ulaj.

20 persona u shoqëruan në komisariat pas përplasjeve të paraditen e sotme kur banorët hynë në kantier për të ndaluar punimet dhe policia ndërhyri duke i shoqëruar në komisariat.

Dhe banorët zhvendosën protestën atje.

Ata janë të vendosur në luftën për të marrë tokat e tyre, tokat që kanë jetuar dhe i trashëgojnë me breza dhe akuzojnë Ulajn se po bashkëpunon me policinë për ti bërë presion.

“Ne sikur kemi vrarë 10 persona. Shkojnë tek toka jonë e na arrestojnë ne sikur u kemi zënë tokën atyre dhe jo ata ne.  Na bëjnë presion do ju lëshojmë sot që të mos vini nesër. Por ata nuk e dinë që ne do të vijmë sërish nesër pasnersër se jemi në pronat tona dhe pronat e gjyshit e stërgjyshit” thotë një banor.

Një tjetër nuk i mban dot lotët.

“Në 1908 më ka lind baba këtu e shtëpinë e kam prej 118 vitesh. S’ka më hall, të të marrin pronat e gjyshit dhe të babës” thotë burri në lot.

Banorët janë të vendosur për të mbrojtur tokat e gjyshërve dhe stërgjyshërve të tyre.

"Këta kriminelë na trajtojnë sikur ne u kemi zënë tokën. Fatmir Shpeza dhe Bashkim Ula falsifikojnë dokumentet e paguajnë shtetin për të na kërcënuar. Na bllokojnë makinat për të bërë presion që të mos vijnë tek tokat. Por ne nuk ndalemi se jemi në tokat tona dhe do ti mbrojmë me çdo mënyrë. Kërkojmë të ndalen punimet. Do i drejtohemi gjykatës, SPAK” thotë një banor.

Pavarësisht dhunës së ushtruar dhe forcës që shteti po përdor me të gjitha mjetet ndaj tyre banorët thonë se janë të vendosur për të mbrojtur tokat.

“Do të shkojmë aty ku të gjejmë të drejtën tonë” thonë ata.

Ata thonë se ndërtimi i resortit turistik në fshatin e tyre po realizohet me leje të bazuar në dokumente të falsifikuara të pronarëve fiktivë.

Banorët kërkuan takim me investitorin Bashkim Ulaj, ndërsa kushti i tyre është pezullimi i punimeve deri në gjetjen e dakordësisë.

Të hënën banorët e BaksRrjollit kanë paralajmëruar se do të protestojnë përpara Prokurorisë së Shkodrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco