Lajmi i fundit

LIVE/ Dita 9 e protestave në Shqipëri, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjat elektrike, 300 abonentë pa energji në Lungomare

Punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjat elektrike, 300 abonentë pa energji në Lungomare

10:14, 04/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Punimet për investimin në rrjetin e ujësjellësit kanë dëmtuar edhe një herë linjat elektrike, duke lënë pa energji elektrike rreth 300 abonentë në zonën e Lungomares.

Pas konstatimit të defektit, në terren kanë mbërritur grupet e OSSHE-së, të cilat po punojnë për rikuperimin dhe rikthimin e energjisë elektrike.

Ky është rasti i dytë brenda një periudhe të shkurtër, kur firma që po shtron linjat e ujësjellësit dëmton kabllot e energjisë elektrike, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit dhe duke lënë pa energji abonentët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco