Lajmi i fundit

LIVE- Dita 9 e protestës para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Lezhë/ Ujërat e zeza depërtojnë në shtëpi, banorët e 'Skënderbegut' kërkojnë ndërhyrje urgjente

09:14, 04/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një familje në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Lezhës po jeton nën rrezikun e ujërave të zeza, të cilat gjatë reshjeve depërtojnë brenda shtëpisë.

Situata vijon prej vitesh, duke u kthyer në një shqetësim serioz për banorët e zonës.

Sipas tyre, bllokimi i kanalizimeve ka krijuar këtë problematikë, ndërsa pavarësisht ankesave të vazhdueshme, Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve nuk ka ndërhyrë për t’i dhënë një zgjidhje.

Banorët shprehen se kjo situatë po rrezikon shëndetin e tyre dhe të fëmijëve: “Jemi të detyruar të përballemi çdo ditë me ndotjen dhe erën e keqe. Kërkojmë ndërhyrje urgjente nga autoritetet,” thonë ata.

Ky problem nënvizon nevojën për investime urgjente në infrastrukturën e kanalizimeve, për të parandaluar përkeqësimin e kushteve të jetesës dhe rrezikun për shëndetin publik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco