Lajmi i fundit

LIVE/ Dita 9 e protestave në Shqipëri, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

'Rruga e amortizuar prej vitesh', banorët e Mallakastrës: As fëmijët nuk vijnë të na vizitojnë...

09:04, 04/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Fshati Gjerbë në bashkinë Mallakastër po përballet me një problem serioz të infrastrukturës: mungesën e rrugës, e cila ka çuar në shpopullimin gradual të zonës.

Banorët tregojnë se krahu i punës ka emigruar prej vitesh dhe shumë prej tyre nuk kthehen më as për vizita tek familjarët, për shkak të rrugës tërësisht të amortizuar.

Rruga në fjalë, e gjatë rreth 5 kilometra, nuk ka njohur investime për më shumë vite.

Gropa të shumta, baltë në dimër dhe pluhur në verë e bëjnë pothuajse të pamundur qarkullimin. Banorët theksojnë se e kanë të vështirë të shkojnë drejt Ballshit, qoftë për pazar, shërbime shëndetësore apo raste urgjente.

Edhe pse problemi është i dukshëm, shumë banorë hezitojnë të flasin para kamerave, nga frika e pasojave dhe mungesa e besimit se zëri i tyre do të dëgjohet. “Rrugë duam, por nuk e kërkojmë më hapur”, thonë ata.

Sipas banorëve, pushtetarët shfaqen vetëm gjatë fushatave elektorale, ndërsa pas zgjedhjeve premtimet harrohen dhe kërkesat mbeten pa përgjigje.

Dikur fshati kishte rreth 150 shtëpi, ndërsa sot janë pak më shumë se 50 shtëpi të banuara.

Një fshat i tërë i lënë në harresë, ku mungesa e një rruge është bërë arsye kryesore për braktisjen dhe zhdukjen graduale të komunitetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco