Kapiteneria e Portit Sarandë njofton se për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe detare, përfshirë erëra të forta dhe dallgëzim mbi normat e sigurt për lundrim, ndalohet dhënia e lejeve dhe çdo dalje në det për të gjitha mjetet lundruese, përfshirë mjetet turistike, peshkarexhat dhe skafet e vogla, në gjirin dhe zonën bregdetare të Sarandës, Ksamilit dhe Borshit.
Ky ndalim hyn në fuqi më 04 shkurt 2026, ora 01:00, dhe do të qëndrojë deri më 05 shkurt 2026, ora 04:00.
Nga ana tjetër, trageti i linjës Sarandë-Korfuz do të vazhdojë të operojë normalisht deri në një njoftim të dytë.
© SYRI.net