Gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme priten reshje shiu në disa qarqe të vendit, të cilat lokalisht do të jenë intensive dhe të shoqëruara me shtrëngata.
Bazuar në informacionet e Institutit të Gjeoshkencave (#IGJEO) dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (#SHMU), kushtet atmosferike mund të sjellin problematika në zona të caktuara, veçanërisht në ato me risk më të lartë për përmbytje apo rrëshqitje dherash.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka kërkuar rritje të vëmendjes dhe gatishmërisë nga strukturat e Mbrojtjes Civile dhe institucionet përgjegjëse, si në nivel vendor ashtu edhe qendror, për marrjen e masave parandaluese.
Bashkitë në zonat më të rrezikuara janë udhëzuar të forcojnë gatishmërinë operacionale dhe të ndjekin në mënyrë të vazhdueshme situatën në terren. Ndërkohë, prefekturat duhet të përcjellin informacionin pranë bashkive dhe të raportojnë në kohë reale çdo situatë pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile.
© SYRI.net