Përmbytjet në Dimal lënë shtëpi, toka dhe sera nën ujë, banorët: Dëmet janë kolosale

11:52, 13/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Fshatrat Çiflik, Arrëz dhe lagjia Dafinat në Bashkinë Dimal po përballen me pasojat dramatike të përmbytjeve nga prurjet e lumit Osum.

Edhe pse uji po tërhiqet gradualisht nga banesat dhe zonat e përmbytura, banorët tregojnë një panoramë dëmtimesh që duket se nuk ka fund: baltë, llucë, orendi shtëpiake të shkatërruara, pajisje elektrike të djegura dhe prodhime bujqësore të dëmtuara.

Banorët shprehen se përmbytjet kanë qenë tre herë brenda dy muajve, me nivel uji që ka arritur mbi dy metra brenda banesave. “Dëmet janë kolosale, çdo gjë është e shkatërruar, nuk dimë si të vazhdojmë,” thonë ata, duke kërkuar ndihmë urgjente nga shteti.

Toka bujqësore mbetet ende nën ujë, duke e bërë të pamundur mbjelljen dhe përpunimin e prodhimeve.

Banorët theksojnë se nuk kanë marrë kurrë dëmshpërblim për përmbytjet e mëparshme, pavarësisht se përballen çdo vit me të njëjtin problem.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco