Mbrëmjen e sotme një automjet ka ngecur në gropat e lënë të hapur nga punimet e Ujësjellës-Kanalizimeve Elbasan.
Sipas informacioneve, punimet në këtë zonë duhej të ishin përfunduar që në muajin dhjetor, por pavarësisht afatit të parashikuar, shumë rrugë në qytet vijojnë të mbeten me infrastrukturë të dëmtuar dhe gropa të hapura, duke krijuar rrezik për qarkullimin e automjeteve.
Ky nuk është rasti i parë i raportuar, pasi edhe më herët drejtues mjetesh janë përballur me situata të ngjashme, ku automjete kanë mbetur të bllokuara ose janë dëmtuar si pasojë e punimeve të pambyllura. Situata ka shtuar shqetësimin e qytetarëve për sigurinë rrugore dhe mungesën e ndërhyrjes së shpejtë nga institucionet përgjegjëse.
© SYRI.net