Një tjetër rrugë është bllokuar në fshatin Lezhan, Njësia Administrative Sevaster, Bashkia Selenicë, duke lënë të izoluar banorët e zonës.
Videot e publikuara nga banorët, tregojnë se rruga është bërë totalisht e pakalueshme.
Ata shprehen se deri më tani nuk ka pasur asnjë prezencë apo ndërhyrje nga ana e Bashkisë Selenicë apo institucioneve përgjegjëse për të verifikuar situatën nga afër.
Banorët deklarojnë se janë bllokuar plotësisht dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për zhbllokimin e rrugës, në mënyrë që të garantohet lëvizja dhe t’u ofrohet ndihmë komunitetit të zonës.