Në qarkun e Kukësit, disa fshatra vuajnë mungesën e energjisë elektrike.
Bëhet fjalë për disa fshatra të Njësisë Administrative Bytyç, konkretisht Kam, Lajthiz, Haxhibegaj, Zogaj dhe Xhuxhë; fshatrave Llugaj dhe Pac të Njësisë Administrative Llugaj; si dhe fshatit Çerem të Njësisë Administrative Margegaj, bashkia Tropojë.
Ndërkohë, zonat e ulëta të Kukësit vijojnë të jenë nën ndikimin e reshjeve të shiut.
Si pasojë, rrugët nacionale dhe ato bashkiake mbeten problematike, për shkak të rënies së gurëve, inerteve dhe dherave, si dhe bllokimeve në disa segmente.
© SYRI.net