Vlorë/ Priten rritje të prurjeve të Vjosës, argjinatura është çarë në dy vende, fshati Bishan rrezikon të përmbytet sërish

Vlorë/ Priten rritje të prurjeve të Vjosës, argjinatura është çarë në dy vende, fshati Bishan rrezikon të përmbytet sërish

17:02, 10/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Niveli i lumit Vjosë është rritur sërish mesditën e kësaj të shtune, 10 janar. Gjatë ditës së djeshme, por edhe në orët e para të ditës së sotme, niveli i Vjosës ka arritur kuotat 5.1–5.2 metra. Ndërkohë, në mbrëmjen e së shtunës, niveli i lumit ka shkuar në 6.0 metra.

Sipas parashikimeve dhe informacioneve nga  zonat e Përmetit dhe Gjirokastrës, prurjet e Vjosës janë në rritje të vazhdueshme. Kjo situatë bën që në orët në vijim të priten prurje edhe më të mëdha dhe rritje të mëtejshme të nivelit të lumit, duke rrezikuar sërish daljen e tij nga shtrati.

Argjinatura është e çarë në dy vende dhe mund të ketë përmbytë sërish fshatin Bishan, raporton gazetari i Syri TV në Vlorë, Gentian Këllçiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco