SYRI TV/ Durrësi nën pushtetin e ujit, 4 mijë banesa e biznese të shkatërruara! Banorët: Qeveria na braktisi

20:51, 07/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Jo pak por 4 mijë banesa dhe biznese janë shkatërruar nga përmbytjet në Durrës. Familje që kanë kaluar natën në ujë dhe akuzojnë qeverinë që i ka braktisur duke i lënë në mëshirë të fatit. Për banorët dëmet janë të mëdha, pasi disa prej tyre orenditë shtëpiake sapo i kishin blerë pasi ishin përmbytur edhe një vit me parë. qindra banesa janë të izoluara nga uji, ndërsa të përmbytura janë shkolla dhe qendra Shëndetësore

Nga SYRI TV 

Mbi 4 mijë banesa dhe biznese në qytetin e Durrësit janë shkatërruar plotësisht përshkak të përmbytjeve. Edhe 24 orë pas nisjes së përmbytjeve në Durrës, uji ende nuk është tërhequr çka fakton mosfunksionimi të hidrovorit dhe kanalizimeve që kushtuan 42 milionë euro. Uji në shumë banesa në qytetin e Durrësit ka shkuar deri në 1 metër, ndërsa sot qindra banesa vijojnë të izoluara. Asnjë përfaqësues i shtetit nuk ka shkuar në zonat e përmbytura, ndërsa fokusi i qeveritarëve ka qenë shou në disa zona në qendër të Durrësit.

Banorët tregojnë me lot në sy dëmet që i janë shkaktuar nga përmbytjet dhe fajesojnë për këtë situatë mosfunksionimi i hidrovorit si dhe mospastrimin e kanaleve. Madje një nga banoret thotë që sapo i kishte blere orenditë pas përmbytjes së një vitit më parë. 

Banorët bëjnë bilancin e dëmeve dhe apelojnë për ndihmë. Kërkojnë prezencën e institucioneve vendore jo vetëm për të hequr ujin nga banesat e tyre pasi gjithë natën kanë qëndruar në qiell te hapur, por edhe dëmshpërblim të dëmeve që për ta janë shumë të mëdha

 E ndërsa i gjithë Durrësi është i pushtuar nga uji, qeveria nuk denjon të shpallë gjendjen e emergjencës, ashtu si në çdo situatë tjetër të ngjashme, në mënyrë që edhe këtë herë, banorët e Durrësit dhe gjithë zonave të përmbytura, të mos përfitojnë asnjë dëmshpërblim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco