Lajmi i fundit

E ngatërruan me një person me precedent, policia greke bën për spital 29-vjeçarin nga Maliqi

‘S'ka meritokraci, të fusin shkopinj nën rrota në Shqipëri’, Zefi: Largimi jo zgjedhje e lehtë, domosdoshmëri!

‘S'ka meritokraci, të fusin shkopinj nën rrota në Shqipëri’, Zefi: Largimi jo zgjedhje e lehtë, domosdoshmëri!

21:11, 10/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Fenomeni i largimit të të rinjve nga Shqipëria vazhdon të jetë një plagë e hapur sociale. Përmes një interviste me video-lidhje për emisionin ‘Kush Paguan’ në Syri Tv, i riu shqiptar, Lazer Zefi i larguar në Pragë dha detaje të arsyeve komplekse pas këtij eksodi, duke pikturuar një tablo të mungesës së mundësive dhe meritokracisë, por edhe duke hedhur dritë mbi mentalitetin e brezit të ri.

Sipas tij, largimi nga Shqipëria nuk ishte një zgjedhje e lehtë, por një domosdoshmëri. "Në Shqipëri është shumë e vështirë t'ia dalësh," pohon ai, duke theksuar se ndërsa dëshira e tij ishte të qëndronte pranë familjes, mungesa e një perspektive e detyroi të kërkonte një jetë tjetër. Ai përshkruan një realitet ku të huajt i ofruan mundësi që në vendin e tij i ishin mohuar, duke vënë në pah mungesën e meritokracisë.

"Diçka që në vendin tonë ta mohojnë të gjithë dhe mundohen të të fusin shkopinj nën rrota," shprehet ai. Megjithatë, plani i tij nuk është të qëndrojë përgjithmonë larg. Ai synon të kthehet në Shqipëri pas 4-5 vitesh, pasi të ketë realizuar objektivat që ia mundëson puna jashtë vendit.

Historia e Lazerit, me ëndrrën për t'u kthyer, mbetet një dritë shprese se largimi për shumëkënd nuk është një braktisje, por një stacion i përkohshëm drejt realizimit të një jete më të mirë, me synimin për ta ndërtuar atë sërish në atdhe.

Ideja është që në Shqipëri është shumë e vështirë që t'ia dalësh. Dëshira e të gjithëve ne është që të jetojmë atje dhe të rrimë me familjet tona atje, sepse të gjithë kemi prindërit dhe të afërmit tanë atje dhe është shumë e vështirë që të largohesh nga familja jote. Por gjithsesi kur sheh diçka që nuk funksionon, ti kërkon diçka tjetër për jetën tënde. Edhe kur vjen këtu, gjithçka është ndryshe, fillon gjithçka, jetën nga zero, gjuha, gjithçka.

Edhe në fillim të duket si e pamundur, por kur kupton se në çfarë situate je ndodhur në Shqipëri dhe nuk ja, nuk, nuk arrin që të krijosh një standard jetese minimal për veten tënde, përdor të gjitha energjitë e tuaja për të dalë në një vend të huaj. E për fat të keq, këtu t'i ofrojnë mundësi njerëz që nuk i ke njohur kurrë më përpara, gjuha ndryshe, gjithçka ndryshe dhe këta të ofrojnë çdo mundësi prej tyre, që ti t'ia dalësh edhe të jesh dikushi. Diçka që në vendin tonë ta mohojnë të gjithë dhe mundohen të gjithë, si të thuash, ta themi në gjuhë popullore, të të fusin shkopin nën rrota.

Gjithçka është e vështirë, gjithçka duhet me vazhdu prej diçkaje, prej zeros, sepse nuk di gjuhën, nuk di se si funksionojnë gjërat këtu. Thjesht 100% është krejt e ndryshme nga Shqipëria. Këtu të ofrohet çdo mundësi. Në qoftë se ti ke dëshirën për të punuar, për t'ia dalë, për të arritur diçka, këtu ke derën e hapur për çdo gjë. Nuk ke asnjë lloj burokracie, gjithçka që do ti mund ta kërkosh dhe mund ta arrish.

Maksimumi pas katër-pesë vitesh ideja ime është që të rikthehem në Shqipëri dhe të arrij aty ku kam patur synimin, që kur isha i vogël në Shqipëri. Nuk është mendimi im, nuk është që të rri këtu nëpër Evropë e të sillem këtu. Dua të jem afër njerëzve të mi, afër familjes time sepse është një, jemi siç e thashë një energji e ndryshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco