Lajmi i fundit

LIVE - Numërimi i votave në Këshillin Kombëtar të PD

U bllokuan nga moti i keq, evakuohen banorët dhe familjet në Theth

U bllokuan nga moti i keq, evakuohen banorët dhe familjet në Theth

19:44, 17/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme qarkun e Shkodrës, duke bllokuar disa banorë dhe familje në Nderlysaj, në Theth.

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se ekipi i Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen Civile në terren konfirmon që banorët dhe familjet e bllokuara, janë evakuuar dhe tashmë nuk ka asnjë rrezik për jetën e tyre.

Sakaq, sipas njoftimit zyrtar thuhet se Bashkia e Shkodrës po merr masat për lirimin e rrugëve dhe rikthimin e normalitetit në transport.

Më herët u raportua se 5 mjete u bllokuan në aksin në aksin rrugor Breg Lumi-Theth.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco