Moderatorja e Syri TV, Armela Ferko, reagon e tronditur për vdekjen tragjike të dy të rinjve shqiptarë në SHBA

Moderatorja e Syri TV, Armela Ferko, reagon e tronditur për vdekjen tragjike të dy të rinjve shqiptarë në SHBA

10:46, 14/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Moderatorja e Syri TV, Armela Ferko, ka reaguar me dhimbje dhe tronditje pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në SHBA, ku dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën mijëra kilometra larg familjeve të tyre.

Në një status prekës, Ferko shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave, duke ndarë edhe kujtimet personale me njërin prej të rinjve, Albi Çela, me të cilin kishte bashkëpunuar profesionalisht.

“E trishtuar e tronditur nga kjo ngjarje e rëndë. Dy të rinj si drita, që ndahen nga jeta mijëra km larg shtëpisë. Ngushëllime familjeve dhe Zoti u dhëntë forcë!” – shkruan moderatorja.

Ferko tregon se kishte komunikuar me Albi Çelën deri rreth një vit më parë, duke e përshkruar si një të ri plot mendim, pasion dhe integritet.

“Ishte një djalë shumë i mençur e me një botë të bukur. Fliste hapur, mendonte thellë dhe shkruante jashtëzakonisht bukur. Hapi platformën ‘Rule of Law’, ku trajtonte çështje të politikës së brendshme dhe të jashtme, si dhe problemet e vendit tonë.”

Moderatorja ndalet veçanërisht te dhimbja e nënës së tij, Ledina, duke theksuar vështirësinë e humbjes së një fëmije.

“Ai ishte drita e syrit të mami Ledinës… jam prind vet dhe nuk ka sprovë më të madhe se të humbasësh fëmijën. Jam pranë saj dhe pranë familjes në këto ditë të errëta.”

Në fund të reagimit, Ferko publikon edhe një poezi prekëse të shkruar nga vetë Albi Çela, e cila shton më tej emocionin e këtij reagimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco