Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta anti-qeveritare në ditën e 17-të, qytetarët marshojnë në kryeqytet

SYRI TV/ Familja Liçaj jeton në kushte ekstreme, 7 anëtarë të familjes jetojnë në çadër

17:43, 12/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Shtatë anëtarë të një familjeje nga Kremenari i Mallakastrës jetojnë në kushte tepër të vështira. Ata i kalojnë netët e ftohta të nëntorit nën një çadër, pasi banesa është tepër e amortizuar, ndërkohë që sikur të mos mjaftonte kjo, kryefamiljari është në spital, pas një hemorragjie në tru. Ata bëjnë apel për ndihmë, në mënyrë që shteti ti sigurojë të paktën një banesë

Familja Liçaj në fshatin Kremenar të Mallakastrës, jeton në kushte tepër të vështira. E përbërë nga 7 anëtarë, pjesëtarët e kësaj familjeje jetojnë në një çadër, pasi banesa është e pabanueshme për shkak të punimeve të dobëta dhe amortizimit. Bashkimi, kryefamiljari, së bashku me bashkëshorten e tij, Nexhmien ndodhen në spitalin e Fierit sepse ai ka pësuar hemorragji në tru, ndërsa në mungesë të tij, Ermali, djali i tij, tregon se jeta për ta është më shumë se sa e vështirë.

“Shtëpia është e rrezikshme, jetojmë në çadër. Punë nuk ka, por mundohem të mbaj familjen.”

Në një ambient që nuk i ngjan as një kasolleje, gruaja e Ermalit gatuan në një sobë të vjetër për të ngrohur fëmijët në këto ditë të ftohta.

“Aty gatuaj, aty ngrohemi, aty kalojmë ditët e netët.”

Prindërit e Ermalit marrin rreth 30 mijë lekë pension, por gjithçka shkon për ilaçe, ndërsa bashkia i jep vetëm 4 mijë lekë ndihmë për djalin e vogël.

 “Nuk kërkoj shumë, dua vetëm një çati që djali të mos ketë frikë të futet.”

Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, tha se bashkia nuk ka program rindërtimi, por i ka ofruar qira banese, të cilën familja nuk e ka pranuar. Në prag të dimrit, familja Liçaj shpreson që ndërrimi i viteve të mos i gjejë më nën çadër, por nën një strehë të sigurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco