Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta anti-qeveritare në ditën e 17-të, qytetarët marshojnë në kryeqytet

SYRI TV/ Fermerët e Myzeqesë drejt falimentimit: Prodhimet po na kalben në ara

15:46, 11/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Fermerët e zonës së Myzeqesë po përballen me një krizë të thellë ekonomike. Prodhimet bujqësore po u kalben në ara, ndërsa sektori i blegtorisë është drejt zhdukjes. Mungesa e tregut, kostot e larta dhe subvencionet e pamjaftueshme po i çojnë drejt falimentimit ndërsa akuzojnë shtetin se i ka braktisur.

Syri TV

Fermerët e fshatrave Verri, Kallm i Madh, Kallm i Vogël e Imsh të Myzeqesë janë drejt falimentimit pasi prodhimet bujqësore po u kalben në ara. Ata thonë se shkak për këtë është mungesa e tregut dhe kostot e larta të plehrave kimike. Ata akuzojnë shtetin se i ka braktisur ndërsa theksojnë nevojën për ndërhyrjen për sigurimin e tregut. Sa i përket subvencioneve sipas tyre janë shumë të ulëta.

Situata është po aq e rëndë edhe në sektorin e blegtorisë. Fermerët thonë se mungesa e subvencioneve dhe çmimi i ulët i qumështit i ka detyruar të heqin dorë nga rritja gjedheve. Nga 250 krerë lopë që kishin më parë, sot kanë mbetur vetëm 30.

Kjo krizë ka sjellë pasoja të rënda sociale. Fshatrat e Myzeqesë po përjetojnë shpopullim të shpejtë, ku shumica e të rinjve kanë zgjedhur të largohen jashtë vendit në kërkim të një jete më të mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco